Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet e SPAK dhe qëndrimin e PS për situatën.
“Në të shkuarën, kështu veprohej në letër, por kishte një ombrellë që ishte diktatura e proletariatit. Sot, kjo është në letër, duhet të jetë në realitet. Këtu kemi një problem dhe këtu duhet të marrim një përgegjësi. Sot në debatin publik ka dy palë. Njëra që duartroket dhe brohortet sa herë që shfaqet ‘gijotina’, sipas asaj pale, të gjithë janë për burg, litar, për t’u vrarë dhe tjetra, pala që sulmon në mënyrë banditeskte organet e reja të drejtësisë dhe shënjestron me libër shtëpie, prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre, duke filluar nga drejtuesi i SPAK, që ka të gjithë solidaritetin tonë, për baltën që ka marrë vazhdimisht.
Mungon një palë kosntruktive, që duhet të jetë garante e pavarësisë së gjyqësorit, por edhe garanate e të drejtrave, lirive, standardeve demorkatike, ndryshe bien në kurthin e diktaturës. Është e pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve, pa hyrë në meritën e çështjes, pa diskutuar fare, a ka apo nuk ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman 400 faqe, e merr vesh nga televizori, e merr vesh duke dëgjuar gazetarët specialë. Kjo është e papranueshme.
Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por sot e tutje, kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljes së standardeve”, tha Rama.