Rama: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta

Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij para kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, tha se PS iu ka dhënë mundësinë të gjithëve që t’i bashkohen. Ai përmendi Halit Valterin që e cilësoi si ballist, ndërsa e urdhëroi të rekrutonte persona të tjerë nga opozita në PS.

“Nuk ka asnjëherë dot një skuadër perfekte. Besoj se është e qartë për të gjithë që PS, iu ka dhënë mundësinë, deri edhe ballistëve, që të shohin nga ne nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu, Halit Valteri, që kur na njohu nuk na u nda më. Vinte afër nesh nga inati i atyre, por pak nga pak kuptoi se nuk është çështje inati, por më tepër se kaq. Shansi i tyre i fundit për të dalë nga këneta sepse kur të hyjmë në BE, fjala Ball Kombëtar do të jetë thjesht një episod historik. Shko edhe thuaju të tuve hajdeni këtu se mbetët në kënetë. Hudhër më të mirë në një shtëpi politike sesa të kesh një ballist në fasadë nuk ka“, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top