Rama pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ka mbërritur në vendin tonë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Rama bën me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se gjatë takimit, ku pjesë ishin edhe delegacionet përkatëse, diskutuan me Rutte-n mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.

“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkroi Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top