Rama: Prej kohësh me mua punon kryekëshilltari ekonomik i Kancelares gjermane

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama tha se programi i socialistëve “Shqipëria 2030” nuk është si programi i PD-së, pasi sipas tij forca e tij politike mbështet në analizat e ministrisë së Financave dhe të ekspertëve ndërkombëtarë me të cilët ne punojnë.

Po ashtu Rama sot deklaroi se prej kohësh me të punon kryekëshilltari ekonomik i kancelares gjermane dhe një profesor, drejtues i qendrës për zhvillim ndërkombëtar të Harvardit.

“Se këto që flasim ne për Shqipërinë 2023 nuk janë si programi i bufit dhe Latifit. Këto janë projeksione të mbështetura në analizat e ministrisë së Financave, të ekspertëve ndërkombëtarë me të cilët ne punojmë. Se prej kohësh, me ne, këtu me mua punon kryekëshilltari ekonomik i kancelares gjermane dhe një profesor shumë i nderuar, drejtues i qendrës për zhvillim ndërkombëtar të Harvardit”, tha Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top