Rama për pensionet e emigrantëve në Greqi: Kanë nisur negociatat

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës prej rreth një ore para emigrantëve shqiptarë në Athinë, ndau për ta edhe disa zhvillime të rëndësishme midis dy vendeve, duke përmendur nisjen e negociatave për marrëveshjen për pensionet e emigrantëve.

“Kam besim se më e mira mes Greqisë dhe Shqipërisë është e gjitha përpara dhe këtë besim e kam të armatosur me gatishmërinë që ne t’i zgjidhim të gjitha çështjet mes nesh si evropian largpamës të shekullit të ri dhe jo t’i zvarrisim si ballkanas sylesh të shekullit vjetër për t’i kthyer në mollë sherri sa herë hapen tezkat e fushatave elektorale. Më në fund me qeverinë aktuale, kemi arritur të çelim negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.

Deri dje nuk shikonim asnjë dritë deri në fund të tunelit. Kemi një referencë shumë pozitive pas arritjes së marrëveshjes me Italinë. Kemi hapur edhe dialogun dypalësh në nivel teknik për lejen e qëndrimit dhe procedurën e marrjes së shtetësisë me natyralizim. Një tjetër synim i përbashkët është bashkërendimi i nevojave për aksesin në tregun e integruar evropian të energjisë”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top