Rama për partitë e reja: Nuk ka nevojë Shqipëria për këto

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën live “Sy m’sy” live në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komentuesve. Rama iu përgjigj një komentuesi që shkruante se nuk duhen votuar partitë e vjetra, por populli ka nevojë për një kandidat të ri. Kryeministri tha se kandidati më i ri dhe më i vjetër në kuptimin e energjisë dhe eksperiencës është vetë ai teksa ironizoi dhe partitë e reja.

“Këto që flasim ne për Shqipërinë 2030, nuk janë si programi i bufit dhe Latifit. Këto janë projeksione t ëmbështetyra në analizat e ekspertëve të ministrisë së Financave dhe ndërkombëtare. Prej kohësh prej ne me mua punon kryekëshilltari ekonomik i kancelares gjermane. Për të përmendur dy nga të tjerë që ne i konsultojmë herë pas here. Këto janë projeksione financiare dhe jo përralla me mbret, as përralla me buf dhe latif”, tha Rama.

“Kandidati më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë. Në kuptimin e energjisë dhe eksperiencës. Partia më e re dhe më e vjetër është PS dhe në listat tona, në çdo qark, gjen më të rinjtë dhe ata më me eksperiencë. Kjo teoria duhet një kandidat i ri, pa parti pas dhe pa struktura apo ekspertizë dhe vetëm bla bla bla, imitacione të një partie që ishte ndjesë pastë e treta e vërteta dhe që u bë barra dhe halli i madh i politikës shqiptare nuk ka nevojë Shqipëria. Nuk ka nevojë Shqipëria për këto të tretat dhe të vërtetat që janë vetëm shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe më pas bëhen grabitqare”, tha Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top