Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka komentuar përmes një postimi koncertin e artistit amerikan Kanye West, i mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Rama publikoi një videokartolinë nga atmosfera e koncertit, duke e cilësuar ngjarjen si një sukses të madh për imazhin turistik të Shqipërisë dhe për ekonominë e kryeqytetit.
“Mirëmëngjes, dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, ka shkruar Rama në Facebook.