Rama: Patronazhistët i kanë partitë në SHBA dhe BE

Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim të radhës online (virtual) ditën e sotme me ndjekësit e tij në rubrikën e “Sy m’sy”.

Ai iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të ndryshëm në rrjetet sociale, rreth situatës politike dhe aktualitetit.

Kryeministri iu përgjigj pyetjeve që lidhen me patronazhistët apo ‘fyerjeve’ me fjalët kënetë ndaj kundërshtarëve. Ai tha se fjala kënetë nuk është fyerje, duke i bërë edhe përshkrimin e saj fiziologjik, duke shtuar se “fyerje është t’i thuash tjetrit gjërat që ai s’i ka, si kriminel apo drogaxhi”.

Kurse për patronazhistët u shpreh se ata bëjnë punën e tyre, i kanë partitë në Europë dhe SHBA, por sipas tij, opozita nuk e kupton sepse nuk i ka dhe ndaj i sulmon.

Fjala e Ramës për patronazhistët dhe fjalët kënetë:

“T’i japim 11 majit një kuptim drithërues, sidomos për kundërshtarët që flasin. Kam besim se do t’ia dalim, jam i bindur.

Ja, shikoni, i merr të keqen patronazhistëve. Patronazhistët janë një armatë njerëzish që janë armatë njerëzish serioze të PS. Jo pseudoparti, jo kua kua kua, jo parti që i thonë vetes të reja që i thonë vetes të reja, që janë parti si dyqanet me vitrinë, por brenda s’kanë asgjë se janë me qira. Kshu që patronazhistët bëjnë punën që bëjnë të gjithë te partitë e tjera, si në SHBA apo Europë, bëjnë punën e tyre, bëjnë listat, rishkojnë prapë. Të tjerët nuk dinë se çfarë janë ata/. O ti kishin edhe të tjerët, do e kuptonin, mbase do i kishin edhe ata patronazhistët dhe do kuptonin punën tona.

Fjalët fyese?

Moza Zhysti më thuaj kush është fyese? Kënetë? Nuk është fyese, është dukuri natyrore, gjeografike, gjeologjike si të doni ju, shfaqet si ujë i ndenjur ku rriten gjithfarë speciesh e për hir të vërtetës i buiëm më qafë atyre, se në krahasim me këto speciet tona bëjnë punën e tyre ato, kurse kjo jona , opozita është kënetë dhe mos më keq, këneta është fakt. Kshu që nuk është fyese, gjuha shqipe është e pasur, është dashuri e madhe për mua e përdor në gjerësinë dhe gjatësinë e saj, por nuk e përdor si fyerje apo fjalë të rëndë, apo t’i thuash tjetrit ato që s’ka. Nuk ka gjë më të madhe se ti thuash tjetrit kriminel, drogaxhi, hajdut etj.

Për korrupsionin ka analizat, gjëra të para, të shkruara, të bëra, nuk jemi të parët në këtë fazë, të tjerët i kanë kaluar para nesh, prandaj janë aty ku janë e ne po shkojmë aty ku ata janë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top