Rama paralajmëron zgjedhje brenda partisë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka mbledhur sot Kryesinë, në një takim që zgjati vetëm 30 minuta. Në këtë mbledhje “flash”, Rama ka paralajmëruar nisjen e zgjedhjeve brenda partisë në Qershor.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mësoi po ashtu se në mbledhje Rama ka dhënë porosi të qarta, ku mes të tjerash ka kërkuar që të ketë një dialog me bazën socialiste në të gjitha bashkitë e vendit, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi.

Numri një i socialistëve po ashtu u është drejtuar të vetëve duke u kërkuar që të jenë viligjentë dhe me pasojat që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme./Top Channel

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top