Rama pa frena në Elbasan: Këtu do sjellim garat e Formula 1

Nën tingujt këngës së Tit Vullkanit, kryeministri Edi Rama çeli fushatën edhe në Elbasan. Ai premtoi që në këtë qytet do të organizohet në të ardhmen një garë e Formula 1.

“Do të sjellim çmimin e madh të Formula 1 në Elbasan brenda vitit 2030. Që do të thotë një kulturë të re të sportit. Të gjitha gjërat janë të lidhura me ekonominë. Nuk bëhet fjalë për sport, por për mijëra njerëz që do të vijnë në Elbasan” – tha Rama që nuk i kurseu akuzat edhe për kandidatin e opozitës Luçiano Boçi.

“Ky Luçi më kujton Lulin, por ky është më poshtë se Luli. E dëgjova që tha para ca ditësh: “Elbasani është një shesh xhirimi natyral”. Tani bënte edhe si aktor. E di që dhe ai nuk fiton, por që bën edhe kontrata. Gjithë ai zdap, Luçi dhe me një ekran nga Bari dhe flet për 400 milionë” – tha Rama.

Rama zbuloi edhe këngëtarin e këngës së fushatës së PS-së, Tit Vullkanin. Me këtë rast i ktheu përgjigje edhe komenteve të opozitës për këtë këngë.

“Pata një surprizë të bukur. Nuk e dija që Tit Vullani është nga Elbasani. Është hera e parë që e takoj. Je i madh dhe realisht për mua ka qenë kënaqësi të dëgjoja këngën e cila ishte një surprizë e bërë nga miq për këtë moment dhe ka qenë një bezdi e madhe të dëgjoj ata që na u vunë mbrapa se medemek po promovojmë tallavanë.

Ata tallavasë i marrin të keqen. Të thuash ti se rrinë e dëgjojnë gjithë ditën Mozartin edhe iu vriten veshët nga tallavaja epo thotë njeriu e kanë edhe këta një arsye. Këto dëgjojnë gjithë ditën çfarë del nga zorra qorre dhe pastaj na u bezdiskan nga ritmi i një kënge dhe fjalët e një kënge që janë shumë më tepër se një tallava”, tha Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top