Rama nxjerr një foto: Takova studentët protestues, por çuditërisht…

Kryeministri Edi Rama publikoi në orët e vona të mbrëmjes së të premtes një foto në rrjetet sociale duke njoftuar se kishte takuar një pjesë të studentëve protestues.

“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që “çuditërisht” më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre🤷‍♂️ To be continued… ❤️” – shkroi Rama në rrjetet sociale.

Është e paqartë se si u përzgjodhën studentët që shkuan në takimin me Ramën si dhe çfarë përfaqësojnë ata. Nga fotoja kuptohet se takimi është bërë në Pallatin e Brigadave.

Protestuesit refuzuan për javë të tëra ftesat e Ramës për dialog. Ata kanë njoftuar mbajtjen e një proteste më 28 nëntor në Tiranë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top