Rama nxjerr filmimin me sharjet e protestuesve, “Kur do flasim për Zvërnecin?”

Pasi ka publikuar nw rrjetet sociale njw filmim ku protestuesit nw Tiranw shajnw nw kor, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet me një ftesë publike për dialog. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, i shoqëruar me një video ku dëgjohen sharje dhe fyerje ndaj tij dhe familjarëve të tij, Rama akuzon kundërshtarët e projektit për arrogancë, mosinformim, por njëkohësisht u bën thirrje të ulen në një diskutim të hapur për çdo temë që lidhet me Zvërnecin.

Kryeministri thotë se është i gatshëm të debatojë për pronat, investimet e huaja, mbrojtjen e natyrës, transparencën, flamingot, shqiponjat apo çdo interes publik që lidhet me projektin, duke propozuar një takim me deri në 20 përfaqësues të grupit kundërshtues. Në fund të mesazhit, Rama e mbyll me një kontrast të fortë politik, duke thënë se nëse aktivistët nuk e pranojnë ftesën, secila palë do të vazhdojë rrugën e saj: “ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Mesazhi i plotw i Ramws nw rrjetet sociale

Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua – ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës – dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.

Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik.

Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo?
Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni.

Nëse doni, natyrisht. Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian!

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top