Rama nuk tërhiqet: Në detyrë, deri në ditën e fundit të kontratës

Ndërkohë që studentët vijojnë marshimin në rrugët e qytetit, duke vijuar ditën e 16 të protestës, kryeministri Edi Rama, në një mesazh ku i drejtohet popullit, është shprehur se pavarësisht se të rinjtë dhe qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij, ai do të jetë në detyrë deri në fund të ditës së fundit të përcaktuar në “kontratën” me shqiptarët.

“A është e mundur të mirëkuptohet kjo dhunë, presion e shantazh që gëlojnë ndaj kujtdo që nuk i bindet dhe nuk i bën hosana kësaj turme. Një turmë që nuk kërkon që të dëgjohet, por pretendon të vendosë në emër të rinisë. Nuk ka asnjë fije respekti për asnjë normë sjelljeje apo ballafaqimi.

Mua personalisht më rezulton e pamundur që ta shoh këtë gjë mbi kodin shqiptar, ku të gjithë kemi fajet tona. Nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë përmbajtje vulgare gjuhësore në emër të rinisë, ardhmërisë.

Me ndihmën e VIP-ave të ekraneve, po thyejnë automate dhe po thyejnë banka. Kam parë realitete të njerëzve të zakonshëm, por mes pafundësive të dritave të realitetit tonë, kam parë se sa ndryshe dhe sa herë më e thellë në mendjen e saj, që Shqipëria nuk përfaqësohet nga kjo turmë. Jam dhe do të jem deri në ditën e fundit të kontratës me njerëzit e zakonshëm. E kam thënë kur nuk kishte asnjë protestë, kur kërkova mandatin e katërt dhe çdo vit e kemi rritur volumin e rishpërndarjes së fryteve, për paga dhe investime e shpenzime sociale”, tha ai.

Kryeministri ka reaguar edhe ndaj bojkotit të mësimit në universitete, duke e cilësuar atë të papranueshëm dhe paralajmëruar ndërhyrje në ligjin përkatës. Në një deklaratë, Rama kundërshtoi bojkotin nga studentët dhe një pjesë e pedagogëve, duke argumentuar se liria e protestës është e ndryshme nga imponimi ndaj atyre që duan të zhvillojnë mësimin.

“I papranueshëm bojkoti i studentëve dhe akoma më nga një pjesë e pedagogëve, individëve të politizuar, zë që kanë për herë të parë. Do të ndërhyjmë në ligjin përkatës, pasi tjetër gjë është liria e protestës dhe tjetër gjë është imponimi mbi ata që duan të bëjnë mësim.

Dua të ndaj me shqiptarët disa të vërteta. I di vështirësitë e shumë prej jush nga kostoja e jetesës. S’dua të bëj krahasime, por dua të jem i sinqertë me ju. Gjuhën e forcës, të imponimit nuk e njoh. Civilizimin europian, traditën e shqiptarit të radhës në të folur, s’i negocioj me askënd.

Kur isha pedagog i ri, u rebelova nga një regjim, pasi doja dialog të lirë dhe jo dhunë të verbër. Mbi vazhdën e atij rebelimi, studentët u ulën në dialog. E ulën në dialog presidentin komunist dhe nga aty mori jetë demokracia. I kam shkruar edhe letra për dialog kryeministrit të asaj kohe.

Edhe në 2018 u deshën disa javë për t’u ulur në dialog, pasi ishte faji i atyre pedagogëve apo disa qorrave neokomunistë. ‘Bëj si themi ne, ose do të thyejmë dynjanë’, nuk ka. Ejani të ulemi, kur të doni dhe ku të doni, për ato që ju mendoni se do të bëj më mirë. Mos e hani më atë teorinë hileqare që ua përsërisin ata të keqkuptuarit që morën gurët. Unë i dëgjova ata më shumë se askush tjetër, se i kisha përballë aty. Unë isha në zyrë duke punuar. Kryefjala e tyre ishte: ‘Nuk ka dialog’. I mësova përmendësh edhe fjalimet e tyre. Vizion dhe ide në ato fjalime nuk dëgjova.”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top