Nga Vlora, kryeministri Edi Rama, ka mohuar që qeveria e tij është e korruptuar, duke deklaruar se nuk ka rritje të korrupsionit në Shqipëri por lufta ndaj këtij fenomeni ka arritur kulmin.
Këtë, Rama e lidhi me drejtësinë e pavarur por dhe reformat që sipas tij, ka ndërmarrë qeveria, sic janë rritja e pagave e pensioneve.
“Këta flasin mëngjes, drekë e darkë, korrupsioni korrupsioni dhe përsërisin që korrupsioni ka arritur kulmin, ndërkohë që jo, kulmin e ka arritur lufta kundër korrupsionit.
Sepse nëse ka raste që bëhen objekt diskutimi publik për korrupsionin, kjo vjen si shkak i ekspozimit që i bën këtyre rasteve lufta ndaj korrupsionit.
Nuk kemi pasur të tilla, po pse? Ngaqë nuk kishim korrupsion? Jo, por ngaqë s’kishim fare drejtësi të pavarur”, tha Rama.
Sipas tij, nuk shkojnë bashkë rritja e pagave dhe e pensioneve me rritjen e korrupsionit, nuk ndodh, sepse korrupsioni që të rritet, duhet të marrë paratë që shkojnë për pagat dhe pensionet.
“Ata që e marrin popullin shqiptar për budallenj, gabojnë. Nuk shkojnë bashkë rritja e korrupsionit, me rritjen e pozicionit të Shqipërisë në klasifikimin e bërë nga institucionet e BE për prokurimet”, deklaroi Rama.
Edi Rama: Këta flasin mëngjes, drekë e darkë, korrupsioni korrupsioni dhe përsërisin që korrupsioni ka arritur kulmin, ndërkohë që jo, kulmin e ka arritur lufta kundër korrupsionit. Sepse nëse ka raste që bëhen objekt diskutimi publik për korrupsionin, kjo vjen si shkak i ekspozimit që i bën këtyre rasteve lufta ndaj korrupsionit. Nuk kemi pasur të tilla, po pse? Ngaqë nuk kishim korrupsion? Jo, por ngaqë s’kishim fare drejtësi të pavarur. Ndërkohë sot ne kemi patjetër problem me korrupsionin por kemi luftë me korrupsionin njëkohësisht sepse kemi nga një anë një drejtësi të pavarur dhe nga ana tjetër kemi bërë një sërë reformash. Nuk shkojnë bashkë, rritja e korrupsionit me rritjen e ekonomisë, nuk ndodh.
Nuk shkojnë bashkë rritja e pagave dhe e pensioneve me rritjen e korrupsionit, nuk ndodh, sepse korrupsioni që të rritet, duhet të marrë paratë që shkojnë për pagat dhe pensionet. Ata që e marrin popullin shqiptar për budallenj, gabojnë. Nuk shkojnë bashkë rritja e korrupsionit, me rritjen e pozicionit të Shqipërisë në klasifikimin e bërë nga institucionet e BE për prokurimet.