Rama: Nuk jap llogari pse fusin duart në pasurinë e përbashkët, s’bëjmë avokatin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur mëngjesin e sotëm sërish për drejtësinë, duke theksuar se PS nuk do të bëj avokatin e askujt, por do të flas për të dhënë opinone rreth cilësisë.

“Kur pushteti politik dorëzon shpatën në duart e drejtësisë, i hap rrugë një historie komplet të re dhe vë edhe qafën e vet në dispozicion në rast se shpata kërkon qafën e vet për bëma që janë të ndaluara.

Tani ne kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por janë probleme të rritjes. Patjetër që ka shumë gjëra që nuk shkojnë, por ama këto hetimet që thua ti nuk duhet të ulen reputacionin tim, por t’ju konfirmojnë të gjithëve se sa i pangopur….dhe për të pasur një vend të drejtë dhe për të qenë të barabartë para ligjit. Kjo do kohën e vet, dhe hajdemi bëhemi bashkë ta pastrojmë. Janë marrëzira. Kjo bëhet kështu siç po e bëjmë kështu që nuk ka një vend në botë që të ketë fituar imunitet të plotë ndaj tundimeve të X apo Y për të futur dorën aty ku nuk duhet, por ama shpata e ndëshkimit, peshorja në duart dhe paanësia e drejtësisë janë garante.

Kështu që kryeministri dhe partia në pushtet nuk jep llogari pse njëri apo tjetri futi duart aty ku nuk duhet por përgjigjet për mënyrën se si reagon dhe bashkëjeton në një situatë të tillë. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, jemi në krahun e drejtësisë. Nuk bëjmë avokatinë e askujt. Kemi filluar një proces që të japim opinionet tona për cilësinë e drejtësisë që shpata të mos kthehet në një forcë ndëshkimore abuzive. Që gjykata të funksionojë dhe noterizojë cdo gjë që kërkon prokuroria, dhe që prokurorët e gjykatësit të jenë të verbër, pra të paanshëm dhe të drejtë.”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top