Rama: Nuk i dorëzojmë muxhahedinët te Irani, por ata s’mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, nga SHBA, dha një përgjigje për Iranin, të cilin e akuzoi edhe njëherë përe sulmet kibernetike si hakmarrje për strehimin e muxhahedinëve në Manëz. Rama tha se Shqipëria nuk do t’i dorëzojë munahedinët te regjimi i vendosur në Teheran.

Gjithashtu, ai deklaroi se nuk i inkurajon banorët e kampit të Manzës të bëjnë politikë, duke përdorur Shqipërinë si platformë.

“I dhamë strehë mijëra iranianëve kur në vendin e tyre i rrezikohet jeta nga Teherani. Paguam çmimin sepse regjimi i Teheranit na sulmoi në rrugë kibernetike duke u përpjekur të fshijë të gjithë të dhënat e sistemeve tona të shërbimeve. U detyruam të përgjigjeshim duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe përzënë trupën diplomatike. Por e përsëris që iranianët janë në besën tonë. Teherani duhet të kuptojë që kurrsesi nuk do të dorëzojmë asnjë nga ata, por edhe ata duhet ta dinë që nuk mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë si platformë”, theksoi kryeministri.

Këtë deklaratë, kreu i qeerrisëe e bëri gjatë një aktiviteti për nderimin e Shqipërisë, për ndihmën e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top