Rama: Nuk hetohet me metodat e Sigurimit të Shtetit, të ndalet survejimi në territor

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale tha se drejtësia nuk mund të hetoj me metoda të Sigurimit të Shtetit dhe uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor.

“Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e tepruar. Nuk mund të hetohet me metoda të Sigurimit të Shtetit, synojmë të kemi drejtësi të pavarur dhe të standardeve europiane. Unë uroj të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor. Pushtetet të ndara dhe patjetër edhe në mënyrë shumë të vendosur, sepse nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, nuk mund të cenohet e drejta për të marrë vendime, nuk mundet të trysnohet administrata e shtetit, nuk mund dot të paragjykohet dhe një gjë tjetër: nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral.

Nuk mund të kthehemi në kohë të errëta, sa kush merret me politikë të survejohet. Drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet. Secili është në punën e vet, ne kemi punën tonë dhe nuk duhet të ndërhyjmë tek njëri-tjetri. Por, duhet të luftojmë të gjithë për drejtësi profesionale”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top