Rama: Nuk heqim dorë nga amnistia fiskale, duam të vazhdojmë punën me ekspertët e BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk do të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe se do të vazhdojë punën dhe konsultimin me ekspertët e Bashkimit Evropian.

Deklaratën, Rama e dha këtë të enjte në një konferencë të përbashkët për shtyp me me përfaqësuesin e BE për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

“Kemi folur për amnistinë fiskale. Është një tjetër temë, qëndrimi ynë ishte i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët, ne nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është një gjë e mirë në parim, sepse ne kemi të gjitha arsyet tona për të menduar që kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë. Por ama, ne duam që këtë gjë duam ta bëjmë së bashku”, theksoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top