Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj opozitës në rubrikën e tij “Sy m’ Sy” në rrjetet sociale, duke u shprehur se Partia Demokratike është kthyer në një “kënetë” dhe nuk përfaqëson më një alternativë reale për qytetarët.
“Nuk ka PD, ka kënetë. Atje nuk ka demokraci, ka një buf kënete. Shqipërinë në BE e fut ky që sheh këtu, jo shitësit e qilimave fluturues që dalin e ulërasin si me qenë kopje të vogla të bufit dhe thonë jemi parti të reja dhe shajnë. A do të hysh në BE? Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës. Nuk e fusin ata. Nuk kanë lidhje ata me këtë punë. Ka kënetë, jo PD. Për veten tënde votoje PS. Merre pasaportën dhe fute Shqipërinë në BE. Nuk ka demokraci, por buf kënete se e pe vetë me primaret”, u shpreh Rama.