Rama niset drejt Britanisë/ Kuvendi diskuton nesër rezolutën për Kosovën

Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e premte në Angli ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij Rishi Sunak. Çështja kryesore e takimit pritet të jetë çështja e emigrantëve dhe marrëveshja për të burgosurit që të kalojnë dënimin në Shqipëri.

Rama do të fluturojë të enjten drejt Britanisë së Madhe, në të njëjtën ditë kurnë Kuvend do të diskutohet për rezolutën rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Demokratët kanë kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama, por megjithatë mbetet për t’u parë nëse kreu i qeverisë do të jetë prezent. Megjithatë, siç shprehen edhe socialistët, kryesocialisti mund të jetë prezent në sallë në fillim të seancës.

Kuvendi do të zhvillojë nesër një seancë të Posaçme, për të diskutuar për 5 orë rresht ngjarjet e ndodhura në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë ku humbi jetën polici shqiptar, Afrim Bunjaku dhe u plagosën 2 të tjerë. Vendimi u mor paranjë jave në mbledhjen e Konferencës të kryetareve.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top