Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste kryeministrinë

Edi Rama, gjatë komunikimit live me ndjekësit në rrjete sociale, pretendoi se kanë neutralizuar një dron me eksploziv që sipas tij do të godiste Kryeministrinë. Sipas tij, pas qëndron “një dorë e huaj”.

Rama pranoi se rinia është e frustruar dhe e inatosur me qeverinë por shtoi se ata po përdoren nga “Grupi i zjarrit” për të kryer akte dhune.

“Përpara dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo grehina e drurit dhe një zot e di me çfarë pasojash. Nuk ka rini, student e të mitur i shkon mendja dhe jo më ta vërë në jetë këtë plan. Është një dorë e huaj.”, tha Kryeministri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top