Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

Për 30 vite, asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet në zonat e pyllëzuara që do të përfshihen nga zjarret.Është ky paralajmërimi që kreu i qeverisë Edi Rama bëri sot në takimin me shërbimet zjarrfikëse.

Rama tha se ata që vendosin zjarre, në disa raste bëhet me efekt që të krijohet zonë ndërtimi. Ai ka njoftuar po ashtu se do shtrëngohen masat ligjore për ata që kapen duke vënë zjarre.

“Nëse një territor i pyllëzuar digjet, për 30 vite aty nuk do lejohen ndërtime”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top