Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Barcelonë, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të samitit ndërkombëtar “In Defence of Democracy”.
Takimi i nivelit të lartë mbledh liderë politikë, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë nga vende të ndryshme, me fokus forcimin e institucioneve demokratike dhe adresimin e sfidave globale ndaj demokracisë.
Pjesëmarrja e Ramës në këtë samit vjen në kuadër të angazhimit të Shqipërisë në nisma ndërkombëtare që promovojnë qeverisjen demokratike, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit.