Rama: Në qershor konferencë të jashtëzakonshme për të drejtën e informimit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, edicioni i 15-të, forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore regullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.

“Sfida është si të bëjmë që të rriturit të mos i tremben dritës e si ti bëjmë qeveritë e institucionet shtetërore të mos i tremben dritës. Dua të shtoj se e drejta për informim është parakusht për shëndetin e zhvillimin e demokracive funskionale. I kënaqur të shoh progresin në transperencë, por i vetëdijshëm që ky përparim thotë shumë për atë prej nga vijmë e tregon se nuk është mjaftueshëm krahasuar me aty ku duam të arrijmë. Ndaj shumë shpejt, në fund të qershorit do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për të drejtën e informimit që e kemi konceptuar si ballafaqim mes fakteve dhe institucioneve. Mes asaj që shkruhet në ligjet tona dhe asaj që zbatohet. Hendeku mes hartimit të ligjeve dhe zbatimit, është sfidë për shumë prej nesh sepse jemi vende e njerëz që ndajmë një mendësi kur flitet për të drejtën e informimit. Nuk jemi suedezë, jemi të vetëdijshëm”, tha ai.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top