Rama në Prishtinë: Gjyqi në Hagë, pengmarrje politike, Vjosa Osmani u kërcënua!

Gjatë vizitës që ka kryer në Prishtinë këtë të hënë, kryeministri Rama ka hedhur akuza të forta lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), duke zbuluar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar që të lejojë prokurorët të kërkojnë prova në zyrën e institucionit të presidentit. Sipas Ramës, ky shtytje supozohej të ndihmonte hetimin për krime kundër njerëzimit, të cilat ai i cilësoi si pjellë e një “maskarade”. 

“Mund të jetë sekret shtetëror në Kosovës, por nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Osmani është kërcënuar, dhe këtë gjë nuk e dini, se nuk është thënë asnjëherë, sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunojnë zyrën e institucionit të presidentit, se, me demek, do kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit.” tha Rama.

Rama shtoi se kërcënimi ndaj presidentes Osmani ka zgjatur për dy vjet, por sipas tij, ajo refuzoi që të lejojë prokurorët të hynin në zyrën e presidentit, duke e bërë këtë për “nderin e saj dhe të Kosovës”. 

Në të njëjtën kohë, Rama ka bërë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke kritikuar ashpër kërkesën e prokurorisë për dënime deri në 45 vjet burg për secilin prej tyre. Ai e ka përshkruar pretendimin e Zyrës së Prokurorisë Speciale si “një bombë të hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës” dhe si një prokurori e padenjë që dështoi të sillte një provë të vetme për të mbështetur pretendimet e saj” u shpreh kryeministri.

Rama ka argumentuar se nëse udhëheqësit e UÇK-së dënohen për krime të supozuara, atëherë duhet të ndërmerren edhe arrestime ndaj liderëve të vendeve perëndimore që miratuan bombardimet e NATO-s, si ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Javier Solana apo ish-Kryeministri britanik Tony Blair, duke e lidhur këtë me logjikën e drejtësisë ndërkombëtare dhe politikën e kohës së luftës në Kosovë. 

Deklaratat e kryeministrit Rama u bënë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, që ka shkruar mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top