Rama në Presidencë për të dorëzuar emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Presidencës ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj të qeverisë.

Pritet që Begaj të dekretojë emrat e ministrave të rinj për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës nga kabineti.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet që në Kuvend të kryhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë nisi ditën e sotme në orën 10:00, ndërsë të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në vend, ndërsa në sallë nuk munguan as tensionet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top