Rama në Mynih: BE ka nevojë për ne, më shumë se ne për atë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u shpreh se Bashkimi Europian ka më shumë nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe vende të tjera që nuk janë pjesë e unionit, se sa mund të ketë nevojë këto të fundit për BE. Kryeministri theksoi se nëse Europa dëshiron të dalë nga kjo krizë e vetmja zgjidhje është bashkimi.

“Ky zgjerim është trajtuar si një lloj bujarie, por po ju them që sot BE ka nevojë për ne, më shumë se sa kemi nevojë ne për ta, kur them ne, nuk po flas vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të gjitha ata vendet që nuk janë pjesë e këtij unioni, sepse ne jemi mësuar të mbijetojmë. Çfarëdo që të ndodh do të vazhdojmë të jemi këtu. Problemi është që nëse BE do të dojë të dalë nga këto kriza duhet të bashkohet si Europë. Amerika pa Europën është një ishull, Evropa pa Amerikën, është një gadishull, kështu që ai ishull dhe ky gadishull duhet të jenë bashkë ”, theksoi Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top