Rama në Milano: Qeveria italiane frmosi dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve

Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano se qeveria italiane ka firmosur dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve.

Duke e quajtur kryeministren italiane “motër”, Rama iu drejtua emigrantëve se për të mbërritur në këtë moment, ata pritën shumë, por nëse Shqipëria do të ishte vend anëtar në BE, pasaporta evropiane do tu jepte të drejta njësoj si italianët apo cdo qytetar i Bashkimit Evropian.

Edi Rama: Me hyrjen në BE, mundësitë tona do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur njerëzit, por me hyrjen në BE gjithsecili do të marrë pasaportën europiane.

Pasaporta europiane nuk është dokument udhëtimi, është një status qytetarie. Ne si banor të vjetër kemi “ngrënë” dynjanë për të mbërritur deri këtu, do na japë mundësi që me atë pasaportë të jemi baraz me cdo italian e këdo tjetër.

Ne bëmë, një përpjekje shumë të gjatë që më në fund qeveria italiane t’i njihte pensionet tuaja. Dhe ju pritët dhe edhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët derisa miratuan ligjin dhe vetëm përpara 3 ditësh është firmosur dhe dokumenti I fundit. Por nëse do të kishim pasaportën e BE, ju s’do të kishit nevojë për asnjë lloj njohje nga qeveria italiane.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top