Rama: Në mandatin e katërt, prokurimet publike do të bëhen 90% me AI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” tha se në mandatin e katër të qeverisjes së PS-së, prokurimet publike do të arrijnë të realizohen 90% nga Inteligjenca Artificiale.

“Kur mblidhemi në të Ballkanit bëjmë dy sforco të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është i pari. Më të vjetrit dihet që jemi ne, por që të jemi të parët, kjo nuk para dihet”, tha ai.

Rama shtoi se kjo do jetë një tjetër arritje falë kësaj mundësie që na jep teknologjia.

“Kur mblidhemi në të Ballkanit bëjmë dy sforco të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është i pari. Më të vjetrit dihet që jemi ne, por që të jemi të parët, kjo nuk para dihet…. Ne modelin e AI që po ndërtojmë besoj se në mandatin tonë të katërt ne do jemi vendi i parë që do realizojmë prokurime 90% me AI, dhe me nivel të pakonkurrueshëm. Kjo do jetë një tjetër arritje falë kësaj mundësie që na jep teknologjia”, tha Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top