Rama në konferencë me Starmer: Të zgjidhim krizën e emrave të dyfishtë

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Keir Starmer, deklaroi se gjatë vitit 2024 është vënë re një rënie e ndjeshme e numrit të shqiptarëve që kërkojnë të shkojnë në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, Rama theksoi një problem serioz: shumë shqiptarë që ndodhen tashmë në Britani kanë hyrë në vend duke përdorur dokumente të Kosovës, duke pretenduar se janë viktima të luftës. Kjo ka krijuar situata të ndërlikuara, pasi ata jetojnë me dy identitete – një në Shqipëri dhe një tjetër në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Ramës, ndonëse këta qytetarë përballen me sfida ligjore dhe administrative, zgjidhja është e mundshme, duke qenë se shumë prej tyre tashmë janë të integruar dhe jetojnë në mënyrë të dinjitetshme si shtetas britanikë.

Kryeministri Edi Rama në konferencë me kryeministrin britanik Keir Starmer: Më 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe. Kemi një problem, ka shumë shqiptarë që janë tashmë në Britani, por se kanë përdor dokumente të Kosovës në shumicë, duke thënë se vuajnë nga lufta. Ata po jetojnë me dy identitete, me një në shtetin britanik e një në Shqipëri. Kanë probleme sot, por mund të zgjidhet, duke qenë se janë shtetas britanikë dhe jetojnë në mënyrë të dinjitetshme në Britaninë e Madhe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top