Rama në Greqi/ Mitsotakis: Nuk e ftuam, por as e pengojmë!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur këtë të mërkurë për vizitën e Edi Ramës në Greqi. Rama do të udhëtojë drejt Greqisë në 12 maj ku janë planifikuar takime me diasporën shqiptare atje. Mitsotakis ka thënë për mediat se Rama në Greqi nuk është i ftuar i qeverisë së tij, ndërsa ka zbuluar edhe detaje nga vizita e kreut të qeverisë shqiptare.

“Edi Rama vjen të bisedojë me bashkëkombasit e tij. Zgjedhja e Ramës për këtë vizitë më duket e panevojshme. Nuk e pengojmë tubimin e Ramës, as e ndihmojmë”, ka sqaruar ai.

Qeveria greke i kërkoi kryeministrit Rama që të anulonte vizitën për shkak të fushatës që po zhvillohet në Greqi për zgjedhjet në Parlamentin Europian. Mirëpo, Edi Rama u shpreh iu vendosur se udhëtimi i tij në Athinë do të zhvillohej sipas agjendës së përcaktuar tanimë. Shefi i qeverisë rikonfirmoi vizitën e tij me një postim të ri në rrjetet sociale, duke thënë: “Pres me shumë krenari takimin me të gjithë ju, shqiptarë të Greqisë”.

Vizita e Ramës zhvillohet në një kohë kur Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në listën e 42 kandidatëve në garën për një mandat në Parlamentin Europian, por pala shqiptare ka tentuar të hedhë poshtë çdo lidhje mes datës së përzgjedhur nga Rama dhe çështjes “Beleri”.

Autoritetet greke i druhen vizitës së kryeministrit Edi Rama për ndikimin që mund të ketë kryeministri shqiptar të votuesit lidhur me kandidimin e Belerit për eurodeputet, edhe pse GJKKO e dënoi me 2 vite burg për blerje votash vitin e kaluar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top