Rama në Forumin e Bratislavës sulmon BE-në: Pa Turqinë do kishim më shumë vdekje gjatë COVID-19

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë dhe ndër të tjera foli për hendekun që ekziston mes vendeve anëtare të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim ndodhet dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërkohë që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka refuzuar që të jetë pjesë e samitit.

Në fjalën e tij Rama, foli në lidhje me pandeminë e Covid 19, ku tha se nëse nuk do të kishte qenë presidenti i Turqisë, Erdogan në Shqipëri do të kishte pasur më shumë vdekje.

“Momenti më befasues i hendekut mes fjalimeve rutinë dhe asaj çfarë ndodhte ishte kur goditi pandemia.

Kur të gjithë ne u izoluam tërësisht. Dhe pamë vendet e BE që nxitonin të ruanin veten brenda mureve të kufijve të tyre.

Dhe kur erdhën vaksinat, bënë një shpërndarje të tyre skartoi tërësisht faktin që kishte 6 vende të rrethuar nga kufijtë e BE kishin po aq nevojë.

Ajo çfarë ndodhi ishte që ne si shqiptar, vrapuam të Turqia, Serbia te Kina dhe Rusia, Maqedonia te të gjitha me radhë, për të gjetur ndihmë për të shpëtuar jetët.

Nëse nuk do të kishte qenë për presidentin e Turqisë Erdogan, Shqipëria do të ishte përballur me shumë më tepër vdekje. Ndërkohë që BE kujdesej vetëm për veten e vet dhe u deshën shumë kohë që ata t’i kthenin sytë nga ne dhe pastaj situata ishte mirë se na dhanë shumë vaksina. Kjo ishte një marrëzi, por ishte realiteti.”– tha Rama.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top