Rama në delir për derbin, mban pezull ardhjen e Robert Prosinecki: “E merituam në fushë”

“Kishim ardhur të përgatitur me gjithë problemin e kohëve të fundit dhe transferimin e trajnerit. Kjo fitore është sigurisht për djemtë, stafin dhe padyshim për tifozët. E merituam në fushë”. Olsi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, është i lumtur për fitoren në derbin me Tiranën. Drejtuesi i lartë i të kuqve ka vlerësuar mbi të gjitha sjelljen e skuadrës në fushë: “Jam i kënaqur sigurisht se fitorja është e rëndësishme. Jo vetëm fitorja, por edhe karakteri që treguan djemtë në fushë”.

Rama është ndalur edhe te trajneri i ri, në kohën kur në tribunë është shfaqur Robert Prosinecki. Kroati i famshëm është ai që duhet të marrë drejtimin e Partizanit, por drejtori i përgjithshëm i të kuqve e mban pezull. “Nuk është përcaktuar ende asgjë, presidenti Demi është shumë i qetë në këtë drejtim. Tani për tani stafi ka marrë drejtimin dhe padyshim fitorja tregon që ka bërë një punë të mirë këto ditë. Ekipi luajti mirë, rrjedhshëm dhe me qartësi. Mendoj se formula e kampionatit nuk na nxiton shumë që të bëjmë zgjedhje të gabuara por të bëjmë zgjedhje të mirëmenduara”.

Në fund, keqardhja për dëmtimin e mbrojtësit Sota, që i shtohet situatës emergjente në prapavijë: “Më vjen keq se situata me qendërmbrojtësve është dramatike. Ne kemi edhe Prekën e Sembene të dëmtuar. Bytyçi është integruar mirë por Sota është me peshë në prapavijë, sidomos në derbi ku është e rëndësishme eksperienca. Megjithatë, Kocijan u fut dhe bëri të vetën”, përfundoi Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top