Rama në Bosnjë Hercegovinë: Jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit të nënshkruhen

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me kryeministren e Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo, tha se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit të nënshkruhen.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare po përgatitet për të hapur ambasadën shqiptare në Sarajeve.

“Në radhë të parë e urova kryeministren për konseusin për ndalimin e duhanit në këtë godinë. Dhe, uroj që ky të jetë një shembull sesi të gjithë vendimet dhe proces kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të bëhen dhe zbatohen. Dëshirojmë t’i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjë -Hercegovinën dhe e informova se do të hapim ambasadën shqiptare këtu. Këtu jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë që edhe ata boshnjak në vendin tonë i ka të garantuara të gjitha të drejtat në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

Ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe lëvizja e lirë të mundësohet për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës sepse politika duhet t’u shërbejë qytetarëve pa dallim.

Dhe, dëshiroj të besoj që ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje edhe Bosnja Hercegovina do ta bëjë këtë gjë. Nga ana tjetër erdha këtu për ta informauar atë cka ne duam të bëjmë në samitin e Procesit të Berlinit të tetorit në Tiranë.”- thotë Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top