Rama në Athinë: Pasaporta greke nuk do iu hyjë më në punë

Në takimin me shqiptarët e Athinës, Kryeministri Edi Rama u ndal të fliste edhe për pensionet. Ai tha se në mënyrë që mos të na duhet një marrëveshje me qeverinë në Athinë, duhet votuar Partinë Socialiste si e vetmja zgjidhje dhe alternativë.

“Deri dje kishim vetëm një zgjidhje, sot kemi 2. E para është me një marrëveshje mes qeverive.

Me qeverinë greke kemi marrëdhënie të mira sot dhe të bëjmë atë që bëmë me italianët që na morën frymën gjithë këto vite sepse janë dy marrëveshjet më të vështira sepse bëhet fjalë për shumë njerëz.

Rruga e dytë është të votoni nr 5 që të mos duhet një marrëveshje me qeverinë greke, sepse nëse bëhemi pjesë e BE pasaporta shqiptare europiane do të jetë e barabartë me atë greke, dhe kjo e fundit nuk do t’ju duhet, ju hyn në punë vetëm nëse do të bëheni deputetë”- tha ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top