Rama: Në aksionet anti-mafia në Itali, arrestohen 24 persona, jo në një universitet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për staf dhe pedagogë të të Bujqësorit, duke u shprehur se forcat speciale shkuan në UBT “a thua se u fut në fshatin e Corleone”.

Kreu i qeverisë u shpreh se me lëshimin e masave të sigurisë iu dha shqelmi, sipas tij, marrëveshjes së arritur me Universitetin e Bujqësorit.

Edi Rama: Po tani që Amerika ka dalë nga rreshti për arsyet e veta, kush është garanti për drejtësinë e re? Vetëm PS askush tjetër. Ne nuk mund të themi s’ka problem le të torturohen njerëz të pafajshëm sepse neve na duhet të kapim të fajshmit sepse ka një postulatë.

Më mirë 10 të fajshëm jashtë se 1 i pafajshëm në burg. Të marrësh 24 masa dhe ti japësh shqelmin një marrëveshje të bërë duke shkuar unë atje personalisht si lyps në shkallët e Universitet të Bokut të Vjenës ku më shihte rektori si UFO, 150-160 vite Universitet je i pari kryeministër që vjen këtu dhe nuk e di çfarë kërkon.

Për t’ju lutur hajdeni në Shqipëri, hajde ta bëjmë një Universitet austriak, dua që në 2-30 ta kemi Universitetin tonë një Universitet të gjithë rajonit ku të vijnë të marrin diplomën austriak sepse nuk na vjen njeri të studiojë për agronom.

Si i shpjegohet austriakëve që një forcë speciale futet në Universitet dhe merr 24 masa sigurie për paraburgim, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje a thua se u fut në fshatin e Corleones, këto 24-34-44 u bën Prokuroria Antimafia në Itali, por në një Universitet? Kur e pyeta rektorin për çfarë shume bëhet fjalë, tha për nën 300 mln të vjetra, pastaj pashë që është edhe më shumë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top