Rama: Në 11 maj PS nuk i diskuton 71 mandate, asnjë popull nuk është i kënaqur

7 ditë para 11 majit kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se në këto zgjedhje Partia Socialiste ka si objektiv të marrë 71 mandate, por sipas tij, kjo nuk është diçka që diskutohet. Sipas tij të dielën nuk luftohet vetëm për 71 mandate, por mbylljen e negociatave me BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Ne si komb shqiptar, ne si popull i Shqipërisë këtu, të dielën kemi takim me historinë. Nuk është për Partinë Socialiste as për partinë e kënetës, është për historinë. Partia Socialiste, 71 mandate nuk i diskuton.

Këtu nuk bëhet fjalë për 71-shin por për një mesazh force të popullit shqiptar në raport me Europën. Për një mesazh force që të krijojmë këtu një fuqi të përqendruar deri në 2027 te negociatat.

Ne na ka ndodhur ajo që nuk i ndodh çdo gjenerate. Na e solli fati në dorë që për dy vite të mbyllim negociatat me BE-në që deri dje nuk e hapte derën”, – tha Rama.

Rama shtoi se asnjë popull nuk mund të jetë i kënaqur pasi nëse kjo arrihet nuk ka më ambicie për t’u përmirësuar.

“Te pjesa që nuk janë të kënaqur, asnjë popull nuk mund të jetë kurrë i kënaqur sepse i bie të mos ketë më ambicie. Unë jam vetë një shqiptar shumë i pakënaqur, sepse dua që gjerat të shkojnë shumë më mirë dhe e di që gjërat mund t’i bëj më mirë”, – tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top