Rama ndan pamjet nga takimi me Melonin: Atmosferë mikpritje vëllazërore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e ditës së sotme në një postim në Facebook pamjet nga takimi i zhvilluar me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Kryeministri Rama është pritur në një ceremoni zyrtare në Palazzo Chigi, ku u zhvillua një takim i përbashkët mes delegacioneve nga të dy vendet.

Në postimin e tij Kryeministri Edi Rama ka theksuar bashkëpunimin dhe miqësinë vëllazërore mes dy vendeve.

Postimi i Kryeministrtit Edi Rama në Facebook:

“MIRËMËNGJES
dhe me fotoalbumin e një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore e të një vullneti mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ju uroj një ditë të mbarë”

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top