Rama ndan pamjet me Dendias dhe një urim të shkruar greqisht

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga takimi i kësaj të hëne me ministrin e mbrojtjes së Greqisë, Niko Dendias që viziton Tiranën për disa takime.

“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë” shkruan Rama në rrjetet sociale një mesazh që vazhdon në greqisht me fjalët “Të falënderoj shumë, i dashur Niko. Udhëtim të mbarë dhe të sigurt për në shtëpi”.

Siç shihet mesazhi që ka shpërndarë Rama pas takimit nuk sqaron asgjë nga temat e diskutuara apo qëllimin e vizitës së Dendias në Tiranë duke lënë të hapura spekullimet që vijnë nga mediat greke për një interes të shtuar të qeverisë greke për përcaktimin sa më parë të kufirit detar mes dy vendeve.

Për Greqinë, kjo mbetet një nga çështjet më të rëndësishme në raport me Shqipërinë, ndërsa qeveria shqiptare ka premtuar ta dërgojë mosmarrëveshjen për kufirin detar në Hagë, por gjithsesi pa u nxituar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top