Rama: Mora dje miratimin për hapjen e një grupkapitulli tjetër për negociatat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale. Në nisje të fjalës së tij, Rama iu bëri thirrje emigrantëve që të dërgojnë mbrapsht zarfin me votën për zgjedhjet e 11 majit.

“Kudo tjetër, që të mos e mbajnë në shtëpi. Ta nisin sepse në 11 maj kanë mundësi të jenë pjesë e takimit të madh me historinë.”, u shpreh Rama.

Më tej ai tha se dje ka marrë miratimin se është aprovuar hapja e një tjetër grupkapitulli negociatash. Rama u shpreh se shpreson që pas 11 majit të hapen edhe 11 kapituj të tjerë.

“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani. Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona.”, u shpreh Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top