Rama mohon shkatërrimin në Bënjë: Çdo fundjavë do t’ju lindë dëshira të vini këtu

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për investimet në Banjat e Bënjës, duke kundërshtuar akuzat për betonizim dhe dëmtim të zonës natyrore.

Rama thotë se kjo hapësirë nuk është shkatërruar, por i është nënshtruar një projekti, i cili synon ta transformojë dhe ta rikthejë si një pikë të rëndësishme turistike dhe në një hapësirë ku mund të ecësh.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri ka publikuar pamje nga zona dhe shkruan se Banjat e Bënjës tashmë po përjetojnë një tjetër atmosferë.

Ai ka ftuar qytetarët dhe turistët që të vizitojnë zonën e Përmetit, duke theksuar se aktivitetet do të vijojnë edhe gjatë fundjavave.

“Banjat e Bënjës mbrëmë, me energjinë e festës që ndezi këtë oaz natyre e turizmi, ku deri dje ankoheshim, me të drejtë, se s’kishe ku të ecje e as ku të uleshe. Sot festa vazhdon, prandaj ejani në Bënjë dhe ejani në #Përmet çdo fundjavë, sepse çdo fundjavë do t’ju lindë dëshira të ktheheni sërish“, shkruan kryeministri Edi Rama.

Projekti në Banjat e Bënjës ka qenë në qendër të debatit publik, ku mbështetësit e tij e shohin si një ndërhyrje për zhvillimin turistik të zonës, ndërsa kritikët kanë ngritur shqetësime për ruajtjen e natyrës dhe karakterit të saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top