Rama mohon kategorikisht bllokimin e negociatave nga BE

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të Podcastit “Flasim”, kësaj radhe duke mohuar kategorikisht bllokimin e negociatave nga BE.

Ai u shpreh se deklaratat e opozitës se janë bllokuar negociatat me BE janë një gënjeshtër e madhe, ndërsa shtoi se pakica në Kuvend po përpiqet që të nënvlerësojë çdo punë të mirë të bërë sipas tij nga qeveria.

“Është bërë e vështirë të marrësh informacion të drejtë për drejtë, aq më tepër kur ka nga ata që bëjnë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin dhe baltën e dëshpërimit dhe mllefit të tyre. Shqipëria ka probleme dhe kemi punë për të bërë, jo çdo punë e kemi bërë si dhe sa duhet, por Shqipëria punon dhe punë ne saj në tërësi janë në vijë. Siç është në vijë procesi më I rëndësishëm historik i integrimit ë BE. Deklaratat për bllokimin e negociatave janë një gënjeshtër e madhe”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top