Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në takimin e 35-vjetorit të PS-së, gjeti rastin të ndajë edhe një mesazh për protestuesit.
Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje dhe as flamuri nuk është çarcaf patriozmi, duke iu refereuar thirrjeve disaditore ndaj ti nga qytetarët.
“Shqiptarët më kanë besuar udhëheqjen e tyre drejt asaj maje të Bashkimit Europian. Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje. Ky vend nuk ka qenë kurrë më një krijesë e kërrusur para askujt. Flamuri i ngritur në Vlorë nga plaku i Pavarësisë, nuk ka qenë më kurrë çarçaf patriotizmi të shtirur, as si tortë për t’u ofruar përtej reformave shtetformuese. Për mua, Shqipëria është një amanet i shenjtë, në sytë, mendjen dhe zemrën time”,-u shpreh Rama.