Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në rubrikën Sy më sy në Facebook tha se “llumi qarkullon dhe e kthen kënetën në ar”.
Rama u shpreh se për dosjen e Veliajt, kërkohet llogari deri edhe për shtëpinë e vjehrrit, kur dhëndri nuk ka pasur pushtet.
“Në dosjen e Veliajt, flitet për shtëpinë e vjehrrit disa vite më parë. Mbase ka gjëra që qëndrojnë. Por kur shkohet deri aty sa të kërkojnë llogari për vjehrrin e vdekur që është posedues i një shtëpie, kur dhëndri nuk ka pasur pushtet është ‘mbresëlënëse’. Llumi qarkullon dhe kthen në ar kënetën. Sallonet e politikës janë mysybet në tërësi”– tha Rama.