Rama mbledh nesër grupin e Partisë Socialiste, zbardhet axhenda

Axhenda e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e nesërme në Pallatin e Brigadave është zbardhur. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave.

Sipas axhendës mbledhja do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe me pas vijon me raportimet e ministrave. Ndërkohë që në fund do jetë fjala e kreut të grupit të PS, Taulat Balla, që do të mbyllë takimin.

Në mbledhje do të diskutohet qëndrimi i PS-së për zv.kryeministren Belinda Balluku lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit, ku pritet që socialistët të dalin me një qëndrim të unifikuar.

Axhenda e Plotë:

Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të PSSH, Edi Rama

Diskutime deri në 2 minuta për çdo folës

Petrit Malaj – Ministri i Financave

Majlinda Dhuka – Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore

Delina Ibrahimaj – Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit

Adea Pirdeni – Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Albana Koçiu – Ministrja e Punëve të Brendshme

Piro Vengu – Ministri i Mbrojtjes

Evis Sala – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Mirela Kumbaro – Ministrja e Arsimit

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor

Besfort Lamallari – Ministri i Drejtësisë

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH – Taulant Balla

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top