Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave, ndërkohë në krahun e tij të djathtë shfaqet edhe Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Mbledhja nisi në orën 08:30, ndërsa në të do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën nga përmbytjet që kanë prekur vendin ditët e fundit.
Në mbledhje do të diskutohen masat dhe plani për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga përmbytjet.