Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë mavi. Mësohet se në fokus kjo mbledhje ka patur organizimin e brendshëm të PS-së për zgjedhjet e 11 majit si dhe votën e diasporës.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që Rama ka kërkuar nga drejtuesit mobilizim për votën e diasporës. Gjatë takimit Rama ka prekur dhe faktin që shumë emigrantë kanë refuzuar që të regjistrohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e majit.