Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Takimi vjen menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së PS e cila u zhvillua ditën e djeshme. Gjatë mbledhjes, Rama largoi 4 drejtues qarqesh të cilët ishin Benet, Emirjana Sako Beci, Eduard Shalsi dhe Elisa Spiropali.
Në ndryshimet e bëra, Rama ka vendosur si drejtues qarku në Tiranë, Taulant Ballën, ndërsa në Durrës, Blendi Klosin. Në Fier do të vijojë të qëndrojë në krye të drejtimit Belinda Balluku. Gjithashtu si drejtues qarku kanë marrë funksione dhe ministrat e rinj të qeverisë Rama, si Ermal Nufi në Lezhë apo Enea Karakaçi në Shkodër.
Emrat e drejtuesve të qarqeve:
Në Tiranë Taulant Balla
Në Durrës Blendi Klosi
Në Dibër Ulsi Manja
Në Fier Belinda Balluku
Në Gjirokastër Mirela Kumbaro
Në Vlorë Bledi Çuçi
Në Lezhë Ermal Nufi
Në Kukës Petrit Malaj
Në Shkodër Enea Karakaçi
Në Korçë Niko Peleshi
Në Berat Ervin Demo
Në Elbasan Arbian Mazniku.