Rama mbledh Asamblenë Kombëtare. Lind pyetja “Pse”?

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste pritet të mblidhet më 14 nëntor, mes protestash e një ngërçi politik që po kalon vendi.

Mbledhja vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë, ndërsa Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore.

Një tjetër zhvillim që pritet të jetë në vëmendje është përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit ka publikuar nga burgu i Fierit shënime ku pretendon se përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i janë përcjellë kërkesa që të pranojë përfshirjen në protesta, të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe të ndërpresë bashkëpunimin me avokatin Plarent Ndreca.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top