Pas shumë sancave në mungesë, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në seancën plenare në Kuvend. Që në nisje të seancës, Rama ka marrë fjalën ku tha se se projektrezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste, është ajo çfarë i duhet nga Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin e vendit në BE në 2030. Rama theksoi se SPAK do të ketë mbështetjen pa kushte të PS, përsa kohë që ai është në pushtet.
Teksa Rama fliste në foltore, deputetët e opozitës “nuk e kanë kursyer” atë. Ata godisnin në tavolinat e tyre duke shkaktuar zhurmë, në mënyrë që fjala e tij të mos dëgjohej.